Faton Abdullahu i PDK-së për Kurtin: Dje hante pasul me hoxhën, sot ushqehet me fruta deti në hotelet super luksoze greke

12 korrik 2022 | 22:01

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti për qëndrimin e tij në Greqi.

Sipas Abdullahut qëndrimi i Kurtit në Greqi po kundërmon në diçka që nuk është “e ushqimit të mirë politik”.

“Ai që dje hante pasul me hoxhën, sot ushqehet me fruta detnë hotelet super luksoze greke. Por, edhe pse Albin Kurti e ka ndryshuar menynë, kjo puna e tij me Greqinë kundërmon në diçka që nuk është “e ushqimit të mirë politik””, ka shkruar ai.

Zëdhënësi i PDK-së, tutje shtoi se “oferta politike e Kurtit me të cilën fitoi shumicën që në thelb ishte dhe mbetet “diktaturë populiste”, vazhdon të vlejë për qytetarët e Kosovës, por, jo për Kurtin”.

Postimi i plotë:

Ai që dje hante pasul me hoxhën, sot ushqehet me fruta deti në hotelet super luksoze greke.

Por, edhe pse Albin Kurti e ka ndryshuar menynë, kjo puna e tij me Greqinë kundërmon në diçka që nuk është “e ushqimit të mirë politik”.

Oferta politike e Kurtit me të cilën fitoi shumicën që në thelb ishte dhe mbetet “diktaturë populiste”, vazhdon të vlejë për qytetarët e Kosovës, por, jo për Kurtin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Hapësinore amerikane (NASA) publikoi sot grupin e plotë të…