Faton Abdullahu: Qeveria e re do të përballet me probleme
03 shkurt 2020
| 10:32
Deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për të votuar qeverinë e koalicionit Lëvizja Vetëvendosje-Lidhja Demokratike e Kosovës, koalicion ky që u arrit pas katër muaj negociatash.
Analisti Faton Abdullahu, vlerësoi se vonesat e deritashme në krijimin e qeverisë janë të pa arsyeshme.
“Sot qeveria do të krijohet. Është mirë që po krijohet qeveria, kjo qeveri do të ballafaqohet me problemi, problemet në Kosovë dhe atë që kanë të bëjnë me Serbinë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).