Faton Abdullahu: Thaçi po bën aventurë politike, Veseli dhe Haradinaj po e ndihmojnë
Këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu, po e konsideron presidentin Hashim Thaçi joserioz dhe si njeri që po bën lojëra politike.
Derisa ka debatuar për çështjen e dialogut në “Info Magazine” të “Klan Kosovës”, Abdullahu ka thënë se kjo politikë e kryesuar nga presidenti Thaçi duhet mënjanuar ndonëse qasjen e tillë të tij e solli kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.
“Askush nuk është kundër marrëveshjes, por të gjithë duhet të jenë kundër marrëveshjes e cila buron nga jolegjitimiteti”, ka thënë ai.
Sipas Abdullahut, kjo gjendje duhet të mënjanohet dhe të vijnë raporte të reja.
“Duhet ta ndalim aventurën politike të presidentit Thaçi. Ai e thotë në mënyrë direkte se po e marrim Luginën e Preshevën, por s’do japim asgjë. Kjo është joserioze”, është shprehur ai.
“Të gjitha i mohon, këtë mohim, këtë qasje të tij e ka ndihmuar Kuvendi i Kosovës, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj”, ka thënë Abdullahu.