Faton Ahmeti emërohet ushtrues detyre i kryeshefit të “Trepçës”
Bordi Mbikëqyrës i ndërmarrjes “Trepça” ka emëruar Faton Ahmetin si ushtrues detyre të kryeshefit.
Bordi Mbikëqyrës i Ndërmarrjes Trepça Sh.A. njofton se ka qenë i përkushtuar në përzgjedhjen e kandidatit më të përgatitur dhe profesional për të udhëhequr ndërmarrjen ‘Trepça’ Sh.A., natyrisht duke respektuar kushtet dhe kriteret e përshkruara në shpalljen publike.
“Megjithatë, Bordi Mbikqyrës është i prirur të respektojë vendimet e gjyqësorit dhe si rrjedhojë në takimin e mbajtur me datë 02.08.2024, bazuar në Vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë C.nr.661/24 ka anuluar Vendimin e datës 11.01.2024 për përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv.
Me këtë rast, ka liruar nga detyra Kryeshefin Ekzekutiv, z. Bashkim Kurti. Bordi Mbikëqyrësi i Ndërmarrjes ‘Trepça’ Sh.A ka falënderuar z. Bashkim Kurti për angazhimin dhe kontributin e dhënë përgjatë kësaj periudhe shumë të rëndësishme për ndërmarrjen ‘Trepça’ Sh.A”, thuhet në komunikatën e Ndërmarrjes ‘Trepça’ Sh.A.