Faton Klinaku e quan puro politike Prokurorinë e Gjykatës Speciale

18 nëntor 2020 | 13:24

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar në lidhje me seancën e sotme statusore të Gjykatës Speciale, në të cilën janë paraqitur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Klinaku e ka quajtur puro politike Prokurorinë e Gjykatës Speciale, e cila sipas tij ka për qëllim që ta fitojë rastin pa prova.

“Prokuroria puro politike në Hagë, e cila e ka qëllimin për ta fituar rastin pa prova, ose vetëm me pseudoprovat e saj, detyrohet që të tërhiqet pas reagimit të mbrojtësve të cilët thanë se do t’iu bëjnë ekspertizë të gjitha akuzave dhe të gjithë dëshmitarëve”, ka shkruar Klinaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëra nga prokuroret e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ka…