Faton Klinaku viziton çlirimtarët në Hagë: Janë më të fortë se kurrë

22 korrik 2023 | 17:24

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka vizituar në Hagë Jakup Krasniqinn, Salih Mustafën, Rexhep Selimin, Pjetër Shalën e Kadri Veselin

Ai ka bërë me dije se nesër do ta vizitojë Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin e Hashim Thaçin.

“Prapa këtyre dyerve, do të duhej që ta kenë vendin pjesëtarët e pushtuesit serb, që kanë kryer krime e masakra ndaj popullit shqiptar. Sot i vizituam çlirimtarët: Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Rexhep Selimi, Pjetër Shala e Kadri Veseli. Vizitat i vazhdojmë edhe nesër me: Nasim Haradinaj, Hysni Gucati e Hashim Thaçi”, ka shkruar Klinaku në “Facebook”.

Ai ka shtuar se shokët këtu i kanë kushtuar jetën e tyre atdheut.

“Janë më të fortë se kurrë, përballë këtyre sfidave dhe padrejtësive. Kanë shumë vizitorë nga Kosova e vende të ndryshme të botës, sepse populli i respekton si çlirimtarë”, ka shkruar Klinaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
24 vjet nga njoftimi për varrimin e 13 viktimave nga…