Faton Klinaku: Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është munduar t’i përpunojë dëshmitarët
26 tetor 2021
| 19:33
Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL UÇK-së, ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në rastin e krerëve të OVL UÇK-së, është munduar që t’i përpunojë dëshmitarët por nuk ia ka arritur që ta bëjë këtë.
“Thjesht, qysh thuhet në popull “Jon hy e jon mbet n’to”, ka shkruar Klinaku në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ndërkaq, ka thënë se sa i përket asaj që u dëshmua se e ka thyer derën dhe brenda në zyret e OVL UÇK-së ishte situatë e nxehtë, Klinaku ka shkruar: “siç tha dëshmitarja Zdenka Pumper se z.Klinaku ishte i irrituar me mua, punë e madhe që e kam thyer derën tonë, e qe besa në ato raste e kisha thyer edhe derën e tyre, dhe nuk ia kam shtri qafen askujt”.