Faton Mehmetaj boton librin “Rapsodët e komunës së Deçanit me rrethinë”

21 nëntor 2022 | 23:30

Sot ka dal nga shtypi libri më i ri i autorit Faton Mehmetaj me titull: “RAPSODËT E KOMUNËS SË DEÇANIT ME RRETHINË”.

Botues i këtij këtij libri është Instituti për Studime Gjeopolitike dhe Siguri në Pishtinë. Ky libër është një studim shumë vjeçar i imi mbi folklorin e Komunës së Deçanit me rrethinë duke përfshirë këtu mbi 150 biografi të rapsodëve të kësaj komunje, studiuesit e folklorit, historikun e veglave muzikore që i kanë përdorur rapsodët e kësaj treve, historikun e traditës së punimit të veglave muzikore të mjeshtërve të mëdhenjë të Komunës së Deçanit me rrethinë, origjinën e disa valleve të vjetra, historikun e këngëve malësorçe, këngët baritore, erotika në bjeshkë e në vrri, këngët e dasmës dhe kanagjegjit, këngët e vajtimit dhe vajatoret,  në Komunën e Deçanit me rrethinë.

Këtu mund t’i gjeni edhe disa vështrime të disa këngëve të vjetra si dhe shqyrtimin analitik të përsonalitetit të femrës shqiptare dhe kontributin e saj në këngët e kaçakëve dhe historikun e shoqërive kulturo – artistke në Komunën e Deçanit.

Në librin Rapsodët e Komunës së Deçanit me rrethinë mund ti gjëni edhe biografitë e rapsodëve të UÇK-së. Në këtë libër janë përshkruar edhe biografitë e disa rapsodëve që janë ekzemplarë unikat në të gjitha trojet shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i zyres për medie në Bankën Qendrore të Kosovës,…