Faton Mehmetaj nga Zona e Dukagjinit mbërrin në Gjykatën Speciale për intervistim
03 shkurt 2019
| 13:24
Faton Mehmetaj ish-pjesëtar i UÇK-së është nisur për intervistim në Gjykatën Speciale.
Gazeta Express raportoi dje se i ftuari i radhës nga Specialja është Mehmetaj, një profil jo edhe i lartë në UÇK. Mehmetaj dhe avokati Koci janë parë sot bashkë në aeroportin e Prishtinës
Mëngjesin e sotëm në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” është parë Faton Mehmetaj ish-pjesëtar i UÇK-së bashkë me avokatin e tij mbrojtës Arianit Kocin.
Mehmetaj është nisur për Hagë pasi ka marrë ftesë për intervistim nga
Gjykata Speciale.
Nuk dihet ende së në çfarë cilësie është ftuar Mehmetaj.