Faton Mehmetaj, sot intervistohet në Hagë
Faton Mehmetaj për tri ditë më radhë, 4, 5 dhe 6 shkurt do të intrvistohet në Hagë.
Mehmetaj gjatë luftës ka qenë përgjegjës për Zonën Operative të Dukagjinit, në sektorin e sherbimit informativ, përfaqësues politik i UÇK-së, shkrimtar, gazetar, por edhe njëri ndër themeluesit e UÇK-së.
Mehmetaj ka qenë i emëruar edhe nga Tahir Zemaj si ndihmëskomandant për Informim në Shtabin e Dukagjinit të më 23.8.1998.
Ish-ushtaraku Mehmetaj vjen nga një familje intelektuale e cila ka qenë e përkushtuar në çlirimin dhe lirinë e vendit, me theks të veçant nga Lidhja e Prizrenit 1878 e këndej.
(Foto të bëra në Hagë, në pritje të fillimit të intervistimit të ish-ushtarakut Mehmetaj)./epoka e ere/.
Nga ajo kohe nga kjo familje në luftra të ndryshme duke filluar nga Nishi, Mali i Zi e në të gjitha trojet shqiptare ku kishte nevoje, në altarin e lirisë së Atëdheut ranë mbi 20 dëshmorë, të cilët janë pjese e historisë tonë kombetare.
/Epoka e re /