Faton Peci e “godet” Duda Baljen

22 prill 2025 | 23:19

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka goditur Kryetaren e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Baljen, duke thënë se Kosovës i duhet një një qeveri me koalicion të shumicës shqiptare, dhe jo të mbetet fati i Kosovës “në kapriçot dhe qejfet e individëve të disa komuniteteve joshumicë”, duke specifikuar komunitetin boshnjak.

Peci ka thënë se për formimin e institucioneve duhet gjetur zgjidhje e përbashkët.

Mendoj që Kosovës i duhet një qeveri me koalicion të shumicës shqiptare për shkak se nuk e kemi luksin me mendu dhe me lënë fatin e Kosovës në kapriçot edhe qejfet e individëve të disa komuniteteve jo-shumicë. Kur flas për komunitetet joshumicë, flas për komunitetin boshnjak dhe të tjerë”, ka thënë Peci për RTK.

Sipas tij, fajtor për situatën e krijuar janë partitë politike PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe. Peci ka thënë se ato nuk mund ta diktojnë emrin e Kryekuvendarit.

“Situatën e komplikoi opozita, LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe. Ata e komplikuan përse ngarendja që vetëm për të votuar kundër, ne nuk ishim të angazhuar që të jemi të gjithë në sallë, për shkak se nuk e kemi menduar një situatë që mund të përfundojë si e tillë. Rrjedhimisht atë ditë kur ka dështuar procesi i verifikimit të mandateve, kanë qenë disa deputetë që kanë qenë ose në bife, ose në korridore”, ka theksuar ai.

Ndryshe, Balje ka kërkuar formimin e Komunës së Boshnjakëve në këmbim të votës për Kryeparlamentarin dhe Qeverinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Operacioni i Antidrogës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës,…