Faton Peci, kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës?

06 shtator 2024 | 19:37

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në intervistën e fundit ka lënë të nënkuptohet se do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës.

I pyetur se a mund te jetë ai kandidati, Peci përgjigjet duke thënë “është herët me konstatu një gjë të tillë, mirëpo nuk e përjashtoj si mundësi”, duke vazhduar “ta kam pasur borxh një ekskluzive, dhe ta dhash sot”, pa e definuar saktë nëse do të jetë apo jo.

“Për këtë do të vendosim pas konsolidimit të institucioneve qendrore”, tha tutje Peci në Klan Kosova.

A do të jetë Faton Peci kanditat për kryetar të Mitrovicës? (youtube.com)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rruga në afërsi të pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës,…