Faton Peci në rolin e ‘detektivit’ angazhohet personalisht për kapjen e mashtruesit me subvencione

29 dhjetor 2023 | 23:56

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, u angazhua drejpërdrejtë për kapjen e një personi i cili u merrte para fermerëve kinse për t’ua bërë të mundur fitimin e subvencioneve.

SH.K kishte deklaruar se ka lidhje me zyrtarë brenda institucionit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural duke përfituar shuma të mëdha parash.

Kur Policia u informua për këtë rast nga, Ministri Peci, vendosi që ta bëjë një improvizim, dhe i njëjti pa e ditur se po vëzhgohej ra në grackë dhe u zu në flagrancë nga Policia.

“I pandehuri gjatë vitit 2022 dhe gjatë vitit 2023 kishte kërkuar dhe pranuar përfitim pasuror për vete me premtimin se do të ushtrojë ndikim të padrejtë mbi vendimarrjen e personave zyrtar të një Ministrie dhe gjatë aplikimit të masave të veçanta të stimulimit të veprës së korrupsionit i pandehuri arrestohet nga Policia e Kosovës në flagrancë derisa pranon një shumë të parave” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me këtë veprim sipas Prokurorisë Speciale ai kreu veprën penale ushtrim i ndikimit dhe për këtë iu ngrit një aktakuzë.

Kjo sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë erdhi për shkak të angazhimit personal të Pecit.

“Eshtë angazhim direkt i ministrit Faton Peci, njoftimi i organeve të rendit dhe drejtësisë kundrejt këtij të dyshuari pasi që nga takimet në terren ka ardhur deri tek ky informacion ” thuhet nga Ministria.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka ndërmarrë gjatë natës një sulm masiv mbi disa…