Faton Peci viziton disa fermerë në Istog: Do të vazhdojmë drejt zhvillimit të sektorit të bujqësisë e blegtorisë

23 prill 2023 | 19:08

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, edhe këtë të diel ka dalë në teren, ku sot ka vizituar prodhues e përpunues të qumshtit në Komunën e Istogut.

Peci thotë se së bashku, me besimin e fermerëve, do vazhdojnë me hapa të sigurt drejt zhvillimit të sektorit të bujqësisë e blegtorisë.

Postimi i tij:

Kush se sheh ndryshimin le ta pyet Fidanin ?

?Sot me profesorin Curtis Youngs, në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit që e kemi nënshkruar me Universitetin Shtetëror të Iowa-s, vizituam prodhues e përpunues të qumshtit në teren; respektivisht në Komunën e Istogut.

?‍?Profesori Curtis është ekspert dhe njohës i gjenetikës së gjedheve dhe kontribues i madh i sektorit të blegtorisë në Kosovë.

Përveç se mik i të gjithëve ne, ai dëshiron që ditët pas penzionimit t’i kalojë në Kosovë, duke bërë atë që më së shumti e don; ndarjen e njohurisë me të tjerët.

?‍?Kush dëshiron ta dijë ndryshimin mes kësaj qeverisje dhe me qeverisjet e kaluara, le ta pyesë Fidanin, i cili për 5 vite me rradhë i ka plotësuar të gjitha kushtet për të qenë përfitues i grantit mirëpo e ka fituar vetëm vitin që lamë pas.

?‍?Fidan Ibrahimaj nga Agro – Ibrahimaj Sh.p.k nga fshati Veriq i Komunës së Istogut është përfitues i grantit për projektin e tij me vlerë prej 100 mijë euro në kuadër të Programit për Zhvillim Rural 2022, për masën 1.7. Fidani së shpejti do finalizojë shtallën e re.

?Kastriot e Fitim Balaj, mbarështojnë 40 lopë qumështore të cilat japin 1600 litra qumësht në ditë ndërsa pika grumbulluese Jeta e Re, grumbullojnë qumështin nga 30 fermer, deri në 500 litra.

?Së bashku, me besimin e fermerëve, do vazhdojmë me hapa të sigurt drejt zhvillimit të sektorit të bujqësisë e blegtorisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi dhe aktori i njohur amerikan, Snoop Dogg emri i…