Faton Thaçi vendos të largohet nga pozita e zëvendësministrit të MTI-së
Faton Thaçi ka vendosur që nga dita e premte të mos jetë më në postin e zëvendësministrit të Tregtisë dhe Industrisë.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se do të angazhohet në mision me përgjegjësi të reja.
Faton Thaçi ka qenë i emëruar në këtë pozitë nga Nisma Socialdemokrate.
Postimi i plotë i Faton Thaçit:
Të nderuar miq,
Gjithmonë duhet të kuptojmë se të vetëm, individualisht, nuk jemi askushi dhe në ekip jemi të fort dhe të rëndësishëm.
Këtu e 9 muaj isha i nderuar me përgjegjësi shtetërore në pozitën e zv.Ministrit të MTI-së.
Ju siç e dini kam publikuar me transparencë aktivitetet angazhimin dhe përkushtimin tim, si pjesë e kabinetit politik të partisë që i takoi në zbatimin e programit të saj Socialdemokrat.
Sukseset dhe përpjekjet nuk i konsideroi ndryshe por vetëm si sukses të përbashkët ekipore në veçanti në:
• Infrastrukturën Ligjore,
• Investimet strategjike,
• Zhvillimin e Zonave Ekonomike,
• Politikat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe fushat tjera brenda MTI.
Unë për këta muaj pata fatin dhe kënaqësinë për të ndërtuar raporte miqësore – për mua është vlerë e pasuri (foto flasin) dhe raporte profesionale po thuajse me të gjithë shërbyesit civil të MTI-së.
Ju falënderoi për bashkëpunimin të gjithëve ju që bashkëpunuam dhe punuam në punë ekipore e profesionale në interes të shtetit tonë.
Unë isha dhe pushova misionin tim politik në MTI, tani do angazhohem në mision me përgjegjësi të reja.
Shihemi në misione tjera në rrugëtimin tonë.
MTI-së kabinetit të saj i uroj shumë suksese!
Me nderime dhe respekt për të gjithë ju miq te mi!
Faton Thaçi -zv. i MTI-së