
Faton Topalli zgjedhet kryetar i Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së
14 mars 2019
| 11:11
Komisioni parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka zgjedhur për kryetar të saj, Faton Topallin, deputet i Partisë Socialdemokrate (PSD).
Me këtë rast, Topalli ka thënë se do të angazhohet për ta dhënë kontributin e tij, duke tejkaluar çdo interes partiak.
“Është një komision që merret me çështjet që janë të rëndësishme për vendin, dhe jam shumë i hapur për bashkëpunim në mënyrë që ta kryejmë punën sa më mirë”.
“Do të angazhohem ta jap kontributin tim dhe do të mundohem që të tejkalojë interesat partiake, pasi interesi i përgjithshëm është më i rëndësishmi”, ka thënë Topalli.
Kujtojmë se pas dorëheqjes kryetares Donika Kadaj-Bujupi, udhëheqëse e këtij komisioni ka qenë zëvendëskryetarja Ganimete Musliu.