
‘Fatoni ka nejt te unë, m’i ka vjedhë dokumentet’, Artan Hajrizi flet për vrasjen e policit serb
Vëllai i Faton Hajrizit, Artani, ka folur rreth zhvillimeve të fundit për vrasjen e policit në Serbi. Kjo pasi dokumentet e tij janë gjetur në vendin e ngjarjes.
Megjithatë duket se vrasja është kryer nga Faton Hajrizi, i arratisuri nga burgu i Smrekonicës.
Artan Hajrizi, ka mohuar të ketë pasur dorë në vrasjen e një polici në Serbi.
Ai për “Dukagjinin” ka thënë se gjendet në Gjermani, derisa ka pretenduar se i janë vjedhur dokumentet identifikuese.
“Jam në policinë e Gjermanisë në Honiver i kam lajmëruar që mi kanë vjedh dokumentet e janë ecë”, ka thënë Artan Hajrizi për “Dukagjinin”.
Artan Hajrizi, i cili po kërkohet nga autoritetet e Serbisë për vrasjen e policit serb, ka thënë se vëllai i tij, Faton Hajrizi, ka qëndruar tek ai dhe ia ka marrë dokumentet.
“Dokumentet mi ka marrë se kuletën e la në tavolinë në korridor me çelësa me krejt e vëllai ka ndejtë te unë”, ka thënë ai.