Fatos Berisha zgjedhet drejtor artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës
21 qershor 2019
| 16:24
Drejtor artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës (TKK) është zgjedhur Fatos Berisha.
Kjo është bërë me dije në njoftimin e dërguar nga TKK-ja.
Sipas këtij njoftimi, Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës pas një procesi të gjatë vlerësimi, ku të gjithë kandidatët i janë nënshtruar testit me shkrim dhe intervistës me gojë, në mbledhjen e 21 qershorit 2019 ka zgjedhur Fatos Berisha si drejtor të ri artistik.
Ai do ta udhëheq mbarëvajtjen e punëve artistike dhe kreative në Teatrin Kombëtar të Kosovës për katër vitet e ardhshme.
Sipas tyre, kandidati Fatos Berisha i ka plotësuar të gjitha kriteret juridike dhe profesionale për ta ushtruar detyrën e drejtorit artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës.