Fatos Jusufi vuan nga leukemia, ka nevojë për ndihmën tuaj
Fatos Jusufi nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj. Ai është diagnostikuar me Leukemi Acute Mieloide (AML), sëmundje kjo e cila ka shërim vetëm në shtetet jashtë Kosovës.
Sipas familjarëve, Fatosi kishte filluar të marr kimioterapi në Tiranë, mirëpo pas tri seancave sëmundja i është rikthyer dhe duhet urgjentisht transplant i palcës kurrizore.
Familjarët e tij kanë thënë se Fatosi do t’i bëjë disa ekzaminime në Shkup për të parë edhe njëherë gjendjen e tij, para operacionit. Ndërsa për operacionin shuma e cila nevojitet sipas tyre është rreth 100 mijë euro.
Për këtë familja Jusufi ka kërkuar ndihmën e bamirësve për t’i grumbulluar paratë për Fatosin.
Numrat ku mund ta ndihmoni Fatosin janë:
“Teb Bank”: 2021000105678712
“Swift Code”: Teb KXK PR
Llogaria ndërkombëtare: XK0520 21 000105678712
Mbajtës i llogarisë: Mersiha Jusufi.