Fatura që po ‘çmend’ rrjetet sociale: dy hamburgerë dhe dy kapuçino, 81 euro
14 maj 2019
| 10:59
Dy hamburgerë dhe dy kapuçino, nën hijen e kupolës së San Pietros, për 81 euro dhe rasti përfundon në rrjetet sociale.
Kjo faturë është paguar nga dy turistë në zonën rreth Vatikanit në Romë. Kjo faturë tashmë ka ndezur indinjatën, por edhe ironinë në rrjetin social “Facebook”.
Fast-food ka shpjeguar për “Il Messaggero”. “Klientët zgjodhën nga menyja dhe aty ishin të vendosura çmimet. Ata e dinin se ç’po hanin dhe sa duhet të paguanin për këtë”.