Faturat e rrymës, Tahiri për Kurtin: Babadimri i llojit të vet, shpërndanë me një dorë dhe grabitë me të dy duart
Qytetarët të shumtë janë ankuar pasi rryma në këtë muaj i është faturar shumë më shtrenjte në krahasim me muajt e kaluar.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke thënë se kjo situatë është alarmante dhe se qytetarët janë duke paguar fatura të energjisë të barabarta me ato që i paguajnë shtetasit e Belgjikës dhe Luksemburgut.
“Në vendin me të ardhurat më të ulëta për kokë banori në rajon dhe Evropë, qytetarët e Republikës së Kosovës paguajnë fatura ekuivalente me shpenzimet që paguajnë qytetarët e vendeve më të pasura si Belgjika e Luksemburgu. Po shkojmë drejt një situate alarmante ku faturat mesatare të familjeve me pak anëtarë, të jenë mes 250 – 350 euro. Kjo është qeverisje e të paaftëve dhe mashtruesve. Ky kryeministër është babadimri i llojit të vet, i cili shpërndanë me një dorë, e grabitë me të dy duart. Hajde tash kallxona se si KEDS-i përcakton çmimet, dhe se si ju nuk keni asgjë në dorë. Turp!”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.