Fauci: Largohem nëse Trumpi rizgjidhet president i ShBA-së

16 maj 2022 | 17:16

Dr. Anthony Fauci ka deklaruar se nuk dëshiron të punojë më me Donald Trump, nëse ai rizgjidhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për herë të dytë.

Gjatë një interviste në “CNN”, Fauci e ka quajtur i jo optimale përgjigjen e administratës Trump ndaj pandemisë së koronavirusit.

“Nëse Trumpi do të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë si president dhe Covidi do të ishte sërish kërcënim, apo do të kishte ndonjë emergjencë tjetër shëndetësore, a do të kishit besim tek aftësia e tij për t’u përballuar me një pandemi të kësaj natyre? A do të qëndronit në vendin tuaj”, e ka pyetur Faucin, gazetari i “CNN”-it, Jim Acosta, nga i cili ka marrë këtë përgjigje.

“Jo”, është përgjigjur shkurt Fauci, duke qeshur. “Nëse analizon historinë e reagimit të administratës (Trump) mendoj se fjala më e mirë që mund të thuash është se nuk ishte optimal. Mendoj se historia flet vet, nuk ka nevojë të bëj komente të tjera”, ka thënë ai.

Fauci dhe Trumpi janë përplasur shpesh në të kaluarën për çështjet e shëndetit publik. Gjatë kohës së presidencës së Trumpit, Fauci ishte lënë kryesisht në hije dhe siç ka pranuar vetë, komunikimet i kishte vetëm me zëvendëspresidentin Mike Pence.

Ndërkohë që me futjen e Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë ai është emëruar si këshilltari kryesor për mjekësinë.

82-vjeçari mban postin e drejtorit të Institutit Amerikan për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive që prej vitit 1984. /A2CNN/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen është shprehur se…