Favoritët nuk lejojnë befasi
07 prill 2019
| 15:19
Në katër ndeshje të javës së 15-të të Superligës së hendbollisteve, ishin skuadrat favorite që nuk lejuan befasi duke shënuar fitore të pritura.
Kështu Istogu fitoi me rezultat bindës ndaj Vëllaznimit, Vushtrria ndaj Dritës e Shqiponja me pesë gola dallim e mposhti skuadrën deçanase, Jusuf Gërvalla. Ashtu si pritej rezultati më i ngushtë ishte në ndeshjen Kastrioti-Prishtina.
Fitore shënoi Prishtina me rezultat 29:25. Pas pjesës së parë prishtinaset kishin epërsi prej pesë golave, 15:10.