Favre, trajner i Dortmundit
22 maj 2018
| 13:17
Borussia Dortmund ka njoftuar se ka arritur marrëveshje dyvjeçare me ish-trajnerin e Nicës, Lucien Favre.
Trajneri zviceran me sukses të plotë e ka udhëhequr skuadrën franceze në dy edicionet e fundit, kurse kjo ka bërë që Dortmundi të angazhoi atë si trajner. “Drejtimi i Borussia Dortmund është një detyrë emocionuese, prandaj jam shumë i kënaqur. Falënderoj drejtuesit e klubit që kanë besuar tek unë. Do të punojmë se bashku për të rikthyer Dormundin në krye të Bundesligës”, ka thënë 60-vjeçari, Lucien Favre.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)