Faza e dytë nisi, por Italia mund të izolohet sërish
Ka filluar faza e dytë e emergjencës së koronavirusit në Itali. Kthimi në punë i katër milionë e gjysmë njerëzve në të gjithë vendin. Ata kthehen dhe përdorin transportin publik, e kjo është një provë e vërtetë sipas qeverisë dhe ekspertëve.
“4 maji nuk është i gjithi falas, kuptimi i përbashkët është i nevojshëm, tani gjithçka është në duart tona”, tha kryeministri Conte.
“Nëse gjërat shkojnë keq, do të mbyllet gjithçka sërish. Rinisja e disa aktiviteteve prodhuese nuk do të thotë se të gjithë mund të kthehen në rrugë”, tha Walter Ricciardi, këshilltar i Ministrisë së Shëndetit në Itali.
“Shpresoj, shpjegon ai për ‘Repubblica’, se ne kemi nevojë për ta filluar ndryshimin kulturor për të jetuar me koronavirusin. Situatat që ulin distancën fizike e rrezikojnë shëndetin e të gjithëve”, shtoi Ricciardi.