Faza e grupeve përfundon me derbin Angli – Belgjikë
Faza e grupeve në Kupën e Botës “Rusi 2018” përfundon sot (e enjte) me katër ndeshje, ku kryesorja do të jetë në mes të Anglisë dhe Belgjikës.
Këto dy kombëtare janë paraqitur mirë në ndeshjet e para dhe tash luftojnë për pozitën e parë në Grupin G. Belgjika që në radhët e saj e ka edhe futbollistin shqiptar Adnan Januzaj është favorite në këtë ndeshje duke u bazuar në fondin e futbollistëve që posedon, por paraqitjet e anglezëve në dy ndeshjet e para të Botërorit bëjnë që fituesi në këtë ndeshje të jetë i paparashikueshëm. Ndeshja tjetër e këtij grupi është në mes të Panamas dhe Tunizisë, të cilat do të mundohen të përshëndeten me fitore në Kupa e Botës.
Ndryshe nga ky grup, Grupi H është shumë interesant dhe tri skuadra janë në garë për kualifikim. Polonia është e eliminuar dhe do të luajë ndaj Japonisë që ka grumbulluar katër pikë, në anën tjetër Kolumbia është trimëruar pas fitores së fundit dhe synim ka fitoren ndaj Senegalit, e cila i mundëson kalimin në 1/8 e finales.
Grupi G
20:00 Anglia – Belgjika
20:00 Panama -Tunizia
Tabela
- Anglia 6 pikë
- Belgjika 6
- Tunizia 0
- Panamaja 0
Grupi H
16:00 Japonia – Polonia
16:00 Senegali – Kolumbia
Tabela
- Japonia 4 pikë
- Senegali 4
- Kolumbia 3
- Polonia 0
/Epoka e re/