Faza e tretë e programit “Arti në shkolla” pritet të realizohet në 15 komuna

26 janar 2024 | 15:30

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit kanë mbajtur takim me përfaqësues nga radhët e komunave, me qëllim të diskutimit për strategjinë e bashkëpunimit për zbatimin e mëtutjeshëm të pilot programit “Arti në shkolla”.

“Faza e tretë e programit pritet të realizohet në 15 komuna dhe të përfshihen 10 mijë nxënës në një aktivitet kulturor në javë. Kurse deri në fund të vitit 2024, me përfundim të pilotimit, ky program do të shtrihet gradualisht në 80% të komunave, me ç’rast rreth 50 mijë nxënës të arsimit parauniversitar do të ndërveprojnë në formë praktike me artin, të paktën një herë në javë”, ka njoftuar MKRS-ja.

Në takim, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, diskutuan me përfaqësues të komunave, Drejtorive Komunale të Arsimit dhe të Kulturës, koordinatorë të programit, për ecurinë dhe sfidat në zbatimin programit “Arti në shkolla” në fazat paraprake dhe zgjerimin e tij në fazën e tretë të realizimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i shtyjë…