Fazli Hoxha: Albin qysh merr afër vetes kësi njerëzish që e baltosin UÇK-në

24 prill 2020 | 22:31

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka reaguar ndaj deklaratës së Shkelzen Gashit, këshilltarit të kryeministrit të shkarkuar Albin Kurti, se UÇK-ja ka kryer krime ndaj civilëve të pafajshëm.

Hoxha ka thënë se këso deklarata ka dhënë veç Serbia.

“Këshilltari i kryeministrit në detyrë, Shkëlzen Gashi paska deklaruar se individë nga radhët e UÇK-së paskan bërë krime ndaj civilëve të pafajshëm. Albin a ke pa këtë deklaratë? Qysh more merr afër vetes kësi njerëzish që ta baltosin UÇK-në. Këso deklaratash veç Serbia ka dhënë. Kjo e vërteton se nuk e meritoni me qenë në pushtet”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se situata në…