Fazli Hoxha: Autostrada e Dukagjinit duhet të ndërtohet, asnjë qeveri nuk duhet t’i shmanget këtij projekti

10 shkurt 2020 | 19:25

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh kryetar dege i kësaj partie në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka thënë se Autostrada e Dukagjinit duhet të ndërtohet.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se asnjë qeveri nuk ka të drejtë t’i shmanget këtij projekti madhor, që është nisur nga qeveria e kaluar.

“Qeveria Kurti, partneri i saj i koalicionit, LDK-ja, nuk duhet t’i bllokojnë mbi 600 mijë qytetarë të Dukagjjnit. Me ketë autostradë duhet të zhvillohet edhe ky rajon. Çdo projekt që niset duhet të përfundohet dhe jo të stopohet”, ka shkruar Fazli Hoxha.

Postimi i plotë i tij:

Nisma Socialdemokrate ishte që në fillim pro Autostradës së Dukagjinit, të tipit të hapur, sepse kjo autostradë është në interesin e qytetarëve të komunave Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren.

Autostrada e Dukagjinit duhet të ndërtohet, sepse ka përfitim në ekonomi dhe interes për çdo qytetar të Dukagjinit.

Asnjë qeveri nuk ka të drejtë t’i shmanget këtij projekti madhor, që është nisur nga qeveria e kaluar.

Qeveria Kurti, partneri i saj i koalicionit, LDK-ja, nuk duhet t’i bllokojnë mbi 600 mijë qytetarë të Dukagjjnit.

Me ketë autostradë duhet të zhvillohet edhe ky rajon.

Çdo projekt që niset duhet të përfundohet dhe jo të stopohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka…