Fazli Hoxha: Bashkatdhetarët ishin kontribuesit kryesorë në zhvillimin e shtetit të Kosovës
Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate, njëherësh anëtar i Kryesisë së kësaj partie në qendër, Fazli Hoxha, gjatë një vizite në Trento të Italisë është takuar me bashkatdhetarë.
Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, u ka shprehur mirënjohje të lartë mërgimtarëve që përkrahën çdo proces në të cilin kaloi shteti ynë deri në ditët e sotme.
Këto ditë anëtari i Kryesisë së Nismës ka mbajtur takime me bashkatdhetarë edhe në Luksemburg dhe Vjenë.
Postimi i plotë i Fazli Hoxhës:
Takim me bashkatdhetarët në Trento të Italisë
Një ndër kontribuesit kryesorë që Kosova është sot ku është, janë mërgimtarët tanë të cilët vazhdmisht mbështeten në forma të ndryshme atdheun e tyre.
Mërgimtarët ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë të cilën e gëzojmë sot. Por, ne tani si shtet, duhet t’u ofrojmë kushte bashkatdhetarëve të cilët kanë mundësi për të investuar me kapitalin e tyre në zhvillimin e atdheut, Republikës së Kosovës.
Si bashkatdhetar i juaj, shprehi mirënjohjen më të lartë për të gjithë mërgimtarët që përkrahën çdo proces në të cilin kaloi shteti ynë deri në ditët e sotme.