Fazli Hoxha: Ekspertët të jenë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka thënë se faza finale e dialogut Kosovë-Serbi do të jetë një proces jo edhe aq i lehtë, duke marrë parasysh se në këtë proces synohet arritja e një marrëveshje përfundimtare rreth normalizimit të raporteve ndërmjet dy shteteve.
“Kurse tashme po flitet për platformën dialoguese, në këtë drejtim pos nevojës së barasvlerësimit në nivelin institucionalë është mëse i domosdoshëm edhe barasvlerësimi në nivelin profesional, atë të përfaqësimit të ekspertëve që do duhej të jenë të angazhuar në këtë proces dialogues. Përmbajtja dialoguese gjithsesi brenda saj duhet të ketë jo vetëm elemente përfaqësimi, pra institucioni, por edhe përfaqësues në kuptimin e opinioneve në raport me qytetarët e Kosovës. Aspekti legal i arritjeve dialoguese në këtë proces gjithsesi duhet të konfirmohet nga pozicionet institucionale demokratike dhe normativave shtetërore”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/