Fazli Hoxha: Është krenari kur sportistet tona nderojnë shtetin me fitore

27 tetor 2018 | 21:08

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh kryetar i kësaj partie në Gjakovë, Fazli Hoxha, i është gëzuar sukseseve të Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqit në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Të tria arritën të fitojnë tri medalje, një të artë e dy të argjendta.

Postimi i plotë i Fazli Hoxhës në llogarinë e vet në “Facebook”: 

Tri medalje, një e artë e dy të argjendta!

Është krenari kur sportistet tona nderojnë shtetin me fitore në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Nora Gjakova fitoi medaljen e artë në Abu Dhabi 2018, duke mposhtur rusen Anastasia Konkin.

Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë, po ashtu edhe kampionia Majlinda Kelmendin u stolis me medaljen e argjendtë.

Ju priftë e mbara në suksese të tjera. Sportistët po ia zbardhin fytyrën Kosovës.

https://www.facebook.com/100000608098365/posts/2126954390668143/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK),  ka hapur sot procesin e…