Fazli Hoxha: Gjakova i tha Po projektit ‘Bashkë për Shtetin’

29 shtator 2019 | 23:04

Kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj, ka vazhduar fushatën elektorale të dielën në qytetin e Gjakovës.

Pas përfundimit të tubimit, kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, njëherësh kandidat për deputet Fazli Hoxha, ka thënë se “Gjakova i tha Po projektit ‘Bashkë për Shtetin’ dhe Po të madhe për kryeministrin Fatmir Limaj”.

“Ishim të nderuar të presim në Gjakovë liderin tonë, kandidatin për kryeministër Fatmir Limaj, i cili me vizionin e tij të një lideri unifikues po bashkon qytetarët në boshtin politik të fitores, koalicionin NISMA-AKR-PD. Më 6 tetor Gjakova dhe komunat tjera duhet të rreshtohen me Nismën Socialdemokrate dhe partnerët e saj AKR dhe PD”, ka shkruar Hoxha.

Postimi i plotë i tij:

Gjakova i tha Po projektit ‘Bashkë për Shtetin’ dhe Po të madhe për kryeministrin Fatmir Limaj.

Ishim të nderuar të presim në Gjakovë liderin tonë, kandidatin për kryeministër Fatmir Limaj, i cili me vizionin e tij të një lideri unifikues po bashkon qytetarët në boshtin politik të fitores, koalicionin NISMA-AKR-PD.

Më 6 tetor Gjakova dhe komunat tjera duhet të rreshtohen me Nismën Socialdemokrate dhe partnerët e saj AKR dhe PD.

Si kurrë më parë, vendit i duhet një parti siç është Nisma Socialdemokrate, një parti që mendon për qytetarët dhe e cila është gardiane embrojtjes së integritetit territorial të Kosovës.

Më 6 tetor së bashku ta festojmë fitoren e koalicionit NISMA-AKR-PD me kryeministër Fatmir Limaj.

#Bashkë për Shtetin

#122

#1

#32

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ka fituar bindshëm ndeshjen ndaj Kosovës, të luajtur të…