Fazli Hoxha i Nismës: Edhe pak ditë deri në liberalizimin e plotë të vizave
13 shtator 2018
| 14:33
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate dhe kryetari i degës së kësaj partie në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka thënë se vendimi i sotëm i Parlamentit Evropian dëshmon se qytetarët e Kosovës meritojnë lëvizjen e lirë.
“Parlamenti Evropian votoi me shumicë votash për liberalizimin e vizave për Kosovën. Vendimi i sotëm dëshmoi se qytetarët e Kosovës e meritojnë lëvizjen e lirë.
Edhe pak ditë deri në liberalizimin e plotë të vizave. Urime Kosovë!”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/