Fazli Hoxha i Nismës: Kjo qeveri është duke rrezikuar raportet e Kosovës me ShBA-në
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar së fundmi në vend, kërkesën e ShBA-së për heqjen e taksës ndaj Serbisë.
Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Qeveria LV-LDK është duke rrezikuar raportet e Kosovës me ShBA-në.
“Kjo qeveri është duke rrezikuar raportet e Kosovës me ShBA-në. Janë shqetësuese deklaratat e senatorit amerikan David Perdue dhe djalit të presidentit të ShBA-ve, Donald Trump Junior, për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova për shkak të mosdegjueshmërisë së kësaj qeverie. Kosova nuk është e një individi. Është koha për unitet për temat që e presin vendin. Është koha për të forcuar edhe më shumë marrëdhëniet me ShBA-në”, ka shkruar Hoxha.
/Epoka e re/