Hoxha tregon se çfarë duhet bërë me paratë që disa politikanë po japin për Xhakën dhe Shaqirin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate dega në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka reaguar ndaj disa politikanëve të cilët shprehën gatishmërinë për të kryer obligimin financiar ndaj FIFA-s për Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin.
Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar është mirë ato mjete t’u dedikohen familjarëve që sot ballafaqohen me sëmundje dhe raste të ndryshme sociale në vend.
“Krenaria e jonë Kombëtare në futboll Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, nëse e refuzojnë gatishmërinë e disa politikanëve, të cilët shprehën gatishmërinë për të kryer obligimin financiar ndaj FIFA-s, është mirë ato mjete t’ju dedikohen familjarëve që sot ballafaqohen me sëmundje dhe raste të ndryshme sociale në vend”, ka shkruar Fazli Hoxha, anëtar i kryesisë së Nismës.