Fazli Hoxha, kandidat i Nismës për deputet. Ky është mesazhi i tij
Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit është pjesë e listës për deputet.
Ai përmes një mesazhi për media, ka thënë se sot Republika e Kosovës ka nevojë për parti serioze që kanë vizion për ndërtimin e shtetit, gjithashtu sipas tij, Republika e Kosovës ka nevojë edhe për njerëz të fjalës, të drejtë dhe të pakorruptuar.
“Andaj, përbërja e Kuvendit të ardhshëm të Kosovës duhet të jetë e përfaqësuar me deputetë që e duan vendin e tyre, që mendojnë vetëm për mirëqenien e qytetarëve, që e ruajnë dhe e mbrojnë votën e qytetarëve, dhe të cilët nuk bëhen pjesë e pazareve politike siç ka ndodhur deri më tash”, ka thënë Hoxha.
Hoxha ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve më 6 tetor. “Të nderuar qytetar; Më 6 tetor jepini mbështetje koalicionit NIMSA-AKR-PD me kandidat për kryeministër Fatmir Limaj. Ky koalicion është shpresa e vetme për Ju. Po ashtu, më 6 tetor kërkoj mbështetjen tuaj që të jem pjesë e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Vota juaj për mua, do të jetë votë për të ardhmen tuaj; Për një shtet të së drejtës, të drejtësisë sociale dhe të integruar në BE”, ka thënë Hoxha.
Mesazhi i plotë i Hoxhës:
Të nderuar qytetarë,
Më 6 tetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, siç jeni të njoftuar koalicioni NISMA-AKR-PD ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë. Unë do të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga Nisma Socialdemokrate me numër 32.
Listës së këtij koalicioni i prinë lideri i Nismës Socialdemokrate z. Fatmir Limaj, kandidat për kryeministër i NISMA-AKR-PD.
Kjo listë e përbashkët e tri partive, NISMA, AKR dhe PD përbëhet nga personalitete të respektuara në vendin tonë dhe meriton përkrahjen e juaj në zgjedhjet e 6 tetorit.
Angazhimi im në politikë ka filluar me Nismën, dhe deri më sot jemi këtu ku jemi, të fortë dhe të pathyeshëm.
Arsyeja e inkuadrimit tim në jetën politike ka qenë pa kushte, arsye e thjeshtë, i kam besuar dhe vazhdojë t’i besoj vizionit të Fatmir Limajt si lider.
Gjithashtu i kam besuar programit politik, ekonomik dhe social të Nismës Socialdemokrate, duke e parë si një parti e cila do ta ketë rëndësinë e saj në mbrojtjen dhe fuqizimin e shtetit.
U bënë pesë vite që jam pjesë e Nismës Socialdemokrate, që nga themelimi i saj, pavarësisht vështirësive që kemi pasur në ecje, asnjëherë nuk më ka shkuar mendja të ndalem.
Jam ndier i fuqishëm kur pas vetës kam pasur miq të mirë, me të cilët sot kemi shtrirë dhe konsoliduar Nismën Socialdemokrate në komunën e Gjakovës duke e bërë parti të fuqishme.
Çdo sukses arrihet vetëm me punë por edhe duke qenë të unifikuar në rrugëtimin tonë të përbashkët politik.
Sot, Republika e Kosovës ka nevojë për parti serioze që kanë vizion për ndërtimin e shtetit, gjithashtu Republika e Kosovës ka nevojë edhe për njerëz të fjalës, të drejtë dhe të pakorruptuar.
Andaj, përbërja e Kuvendit të ardhshëm të Kosovës duhet të jetë e përfaqësuar me deputetë që e duan vendin e tyre, që mendojnë vetëm për mirëqenien e qytetarëve, që e ruajnë dhe e mbrojnë votën e qytetarëve, dhe të cilët nuk bëhen pjesë e pazareve politike siç ka ndodhur deri më tash.
Të nderuar qytetar;
Më 6 tetor jepini mbështetje koalicionit NIMSA-AKR-PD me kandidat për kryeministër Fatmir Limaj.
Ky koalicion është shpresa e vetme për Ju.
Po ashtu, më 6 tetor kërkoj mbështetjen tuaj që të jem pjesë e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
Vota juaj për mua, do të jetë votë për të ardhmen tuaj; Për një shtet të së drejtës, të drejtësisë sociale dhe të integruar në BE.
BASHKË PËR SHTETIN
#Me Fatmir Limaj Kryeministër