Fazli Hoxha: Kërkesat e zjarrfikësve duhet të merren seriozisht
12 korrik 2018
| 18:28
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka thënë se institucionet e vendit duhet t’i marrin parasysh kërkesat e zjarrfikësve.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Qeveria dhe komunat (ku edhe një pjesë e kërkesave të tyre kanë të bëjnë me komunat nga të cilat menaxhohen) do të duhej seriozisht të reflektojnë mbi kërkesat e zjarrfikësve.
“Nuk duhet të detyrohen zjarrfikësit të hynë në grevë, që të rrezikojmë me këtë institucion aq të rëndësishëm për sigurinë e qytetarëve dhe pronës së tyre. Definimi i statusit të zjarrfikësve do të jetë zgjidhja e vetme dhe afatgjate për ta”, ka shkruar Hoxha.
/Epoka e re/