Fazli Hoxha kërkon nga partitë të zhvillojmë fushatë të përgjegjshme dhe demokratike

25 shtator 2019 | 13:56

Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka ftuar partitë politike që të zhvillojnë fushatë elektorale të përgjegjshme dhe demokratike.

Hoxha ka thënë se presim mbështetjen e qytetarëve më 6 tetor, pasi sipas tij Nisma Socialdemokrate dhe partnerët e saj AKR-ja dhe PD-ja, me kandidatin më të mirë për kryeministër Fatmir Limaj, është boshti politik i fitores në këto zgjedhje.

“Të nderuar qytetarë, anëtarë, aktivistë dhe simpatizantë të Nismës Socialdemokrate, nga sot fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, urojmë që kjo fushatë zgjedhore të kalojë e qetë dhe të jetë demokratike. Rëndësi ka që Kosova në këtë fushatë të tregojë pjekuri të lartë si shtet në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor. Partitë politike dhe ne kandidatët që garojmë në zgjedhje duhet të zhvillojmë fushatë të përgjegjshme dhe demokratike, duke respektuar dispozitat ligjore për zgjedhjet”.

“Nisma Socialdemokrate në Gjakovë në këto zgjedhje garon me pesë kandidatë për deputetë, ku pjesë e kësaj gare jam edhe unë. Presim mbështetjen e qytetarëve më 6 tetor, sepse Nisma Socialdemokrate dhe partnerët e saj AKR-ja dhe PD-ja, me kandidatin më të mirë për kryeministër Fatmir Limaj, është boshti politik i fitores në këto zgjedhje”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2683871944976382&set=a.716901881673408&type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Islam Pacolli sot e…