Fazli Hoxha: Kosovës i duhen kompani si ‘Stone Castle’ që depërtojnë përtej kufijve të Evropës
Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, i cili është edhe këshilltar i ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, ka vizituar kompaninë e njohur të verërave “Stone Castle”.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka treguar për vizitën që ka zhvilluar në këtë kompani.
Postimi i plotë i tij:
Vizitë në kompaninë e njohur “Stone Castle”
“Stone Castle” është kompania e njohur për prodhimin e verës së llojeve të ndryshme, jo vetëm për tregun vendor por edhe atë rajonal e ndërkombëtar.
Qëndruam për vizitë në këtë kompani, ku nga zyrtarët e saj u njoftuam me punën e “Stone Castle”, e cila çdo ditë po dëshmon në forcimin e zhvillimit ekonomik të vendit duke gjeneruar vende të reja të punës.
Gjatë vizitës pamë se ruajtja e verërave të paketuara bëhet në depo moderne me një sistem izolimi dhe temperaturë konstante.
Vendit i duhen këso kompani të suksesshme që depërtojnë përtej kufijve të Evropës.