![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/11/F2451B34-5243-41ED-A96B-20A81BA62695.jpeg)
Fazli Hoxha: KQZ-ja mos ta shtrembërojë vullnetin e qytetarëve
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka thënë se KQZ-ja nuk duhet ta shtrembërojë rezultatin e zgjedhje të 6 tetorit me votat e jashtëligjshme të ardhura nga Serbia.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se “Nisma Socialdemokrate dhe partnerët e saj AKR dhe PD e kanë kaluar pragun zgjedhor, por nuk po mund të marrë vesh se kujt po i mbetet ende merak bashkëpunimi me kontrabandues helmues nga Serbia për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve”.
Postimi i plotë i tij:
Çka nuk ndodh në Kosovë me i jep më shumë rëndësi votës së kontrabanduar nga Serbia, votës helmuese, se sa vullnetit të lirë të popullit të Kosovës, të mbi 42 000 votuesve.
Nisma Socialdemokrate dhe partnerët e saj AKR dhe PD e kanë kaluar pragun zgjedhor, por nuk po mund të marrë vesh se kujt po i mbetet ende merak bashkëpunimi me kontrabandues helmues nga Serbia për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.
KQZ-ja, anëtarët e saj, duhet ta ndalin këtë kontraband të ardhur nga Serbia dhe mos ta shtrembërojnë vullnetin e shprehur të qytetarëve më 6 tetor.
Nisma Socialdemokrate do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore dhe kushteutese në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit.