Fazli Hoxha kujton 21-vjetorin e masakrës së Kralanit

04 prill 2020 | 21:39

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh edhe kryetar i këtij subjekti politik në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka kujtuar 21-vjetorin e betejës çlirimtare në Kralan dhe masakrën në të cilën u masakruan, u vranë dhe u zhdukën 86 civilë nga Klina dhe Kralani.

Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se edhe sot e kësaj dite për këtë masakër askush nga kriminelët serbë nuk u dërgua para drejtësisë.

Ai ka thënë se këto përvjetore janë dëshmi se rruga për liri nuk ishte e lehtë.

Postimi i plotë i tij:

Në fillim të muajit prill kujtojmë Betejën çlirimtare në fshatin Kralan, ku në të ranë edhe dëshmorë në përballje me forcat paramilitare, ushtarake dhe policore serbe.
Gjithashtu në këtë fillim të prillit, kujtojmë edhe masakrën e Kralanit në të cilën u masakruan, u vranë dhe u zhdukën 86 civilë nga Klina dhe Kralani.
Edhe sot e kësaj dite për këtë masakër askush nga kriminelët serbë nuk u dërgua para drejtësisë.
Këto përvjetore janë dëshmi se rruga për liri nuk ishte e lehtë.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e dalë nga populli, ishte e vendosur deri në fund për realizimin e çlirimit të Kosovës.
Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të Kombit.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3123447094352196&set=a.716901881673408&type=3&eid=ARAzy0ez6N7e_wQn6JjKv18YJsfweXWUbXcmAIoHgFWDGoeXt1Wnew0WLk3dn6dKewPCm_DC4XjiJGKB

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar…