Fazli Hoxha kujton dy përvjetorët, intervenimin e NATO-s mbi caqet serbe dhe Epopenë e Dukagjinit
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh edhe kryetar i degës së kësaj partie në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka përkujtuar 20-vjetorin e sulmeve ajrore të NATO-s mbi caqet serbe dhe 21-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se 20 vite më parë NATO-ja i dha fund kapitullimit të regjimit të Millosheviqit.
Postimi i plotë i tij:
Sot shënohet 20-vjetori i sulmeve ajrore të NATO-s mbi caqet serbe, një intervenim i cili shpëtoi jetën e qytetarëve të Kosovës dhe që ofroi mundësinë e re për një jetë të lirë, në një shoqëri demokratike e të zhvilluar.
Në këtë 20 vjetor, shprehim mirënjohjen tonë të thellë për SHBA-në dhe vendet anëtare të BE-së, për Aleancën e NATO-s, që parandaloi spastrimin etnik në Kosovë dhe që përmes sulmeve ajrore i dha fund kapitullimit të regjimit të Millosheviqit.
Gjithashtu sot, shënohet edhe 21-vjetori i Epopesë së Dukagjinit. Me nderimin më të lartë kujtojmë të rënët në Epopenë e Dukagjinit si dhe gjithë dëshmorët e rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.