Fazli Hoxha: Liberalizimi i vizave, meritë e qytetarëve të Kosovës
18 korrik 2018
| 18:46
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate dhe kryetar i degës së kësaj partie në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka uruar qytetarët për vendimin pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se liberalizimi i vizave është meritë e vet qytetarëve të Kosovës dhe askujt tjetër.
“Më në fund erdhi lajmi i shumëpritur për qytetarët e Kosovës – liberalizimi i vizave. Qytetarët e Kosovës e kanë merituar të mos jenë të izoluar dhe të jenë të barabartë me qytetarët e shteteve tjera të Ballkanit. Liberalizimi i vizave është meritë e vet qytetarëve të Kosovës dhe askujt tjetër. Ky vendim i sotëm është hap historik për Republikën e Kosovës”, ka shkruar Fazli Hoxha.
/Epoka e re/