
Fazli Hoxha: Më 14 shkurt Gjakova dhe qytetet e tjera e kanë mendjen ‘Me Çlirimtarët’, 121
09 shkurt 2021
| 22:01
Nisma Socialdemokrate ka mbajtur sot tubim elektoral në Gjakovë.
Kryetari i degës së Nismës në Gjakovë, njëherësh kandidat për deputet, Fazli Hoxha, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në praninë e liderit të tyre Fatmir Limaj, u përcoll mesazhi se edhe Gjakova rreshtohet ‘MeÇlirimtarët’ në mbrojtje të vlerave kombëtare.
“Si asnjëherë më parë Kuvendit të Kosovës i duhet zëri i çlirimtarëve. Më 14 shkurt, Gjakova dhe qytetet tjera e kanë nda mendjen ‘MeÇlirimtarët’ 121, me Komandant Çelikun”, ka shkruar Hoxha.