Fazli Hoxha: Më 14 shkurt të rreshtohemi me çlirimtarët
12 shkurt 2021
| 23:43
Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka bërë thirrje që më 14 shkurt të votohet kauza me Çlirimtarët 121.
Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se “më 14 shkurt të rreshtohemi me çlirimtarët, t’i japim zë të fuqishëm Kuvendit të Kosovës”.
Postimi i plotë i tij:
Pas dhjetë ditësh fushatë, një falenderim të madh mijëra atyre qytetarëve që kanë mbështetur fuqishëm kauzën #MeÇlirimtarët 121 Nisma Socialdemokrate. Më 14 shkurt të rreshtohemi me çlirimtarët, t’i japim zë të fuqishëm Kuvendit të Kosovës.
Faleminderit të gjithëve për mbështetje;
#Nisma Socialdemokrate 121
#Fatmir Limaj 1
#Fazli Hoxha 19