Fazli Hoxha merr përkrahje nga banorët e lagjes Brekoc
Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka vazhduar fushatën elektorale edhe të hënën me qytetarët e Gjakovës.
Ai është takuar me banorët e lagjes Brekoc.
“Për këto gjashtë ditë të fushatës zgjedhore unë dhe kandidatët e tjerë për deputetë nga Komuna e Gjakovës të Nismës Socialdemokrate kemi mbajtur takime të shumta me qytetarë në shumicën e lagjeve dhe fshatrave të Gjakovës. Sot takuam edhe banorët në lagjen Brekoc. Po ndihem mirë me mbështetjen që Nisma Socialdemokrate po merr në këto zgjedhje”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë e tij:
Takim në lagjen Brekoc, përkrahja për Nismën vazhdon të rritet
Për këto gjashtë ditë të fushatës zgjedhore unë dhe kandidatët e tjerë për deputetë nga Komuna e Gjakovës të Nismës Socialdemokrate kemi mbajtur takime të shumta me qytetarë në shumicën e lagjeve dhe fshatrave të Gjakovës.
Sot takuam edhe banorët në lagjen Brekoc. Po ndihem mirë me mbështetjen që Nisma Socialdemokrate po merr në këto zgjedhje. E kam përseritur disa herë, por sërish po përseris se vendit i duhet një parti siç është Nisma Socialdemokrate dhe një lider si Fatmir Limaj për t’i prirë shtetit. Pres nga qytetarët e Gjakovës dhe të komunave të tjera që të më mbeshtesin për deputet, po ashtu edhe kandidatët e tjerë të Nismës që më 6 tetor ta festojmë fitoren e koalcionit NISMA-AKR-PD 122. Vazhdojmë edhe për katër ditë me takime në lagje dhe fshatra të Gjakovës.
#Bashkë për Shtetin.