Fazli Hoxha: Mësimdhënësit, shtyllë qenësore e shtetndërtimit
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh kryetar dege i kësaj parti në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka uruar mësimdhënësit me rastin e Ditës së Mësuesit.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Dita Mësuesit, 7 Marsi është datë e shënuar në historinë e shkollës shqipe.
“Në këtë ditë, kujtojmë punën e madhe të mësuesve në të gjithë brezat, të cilët e mbajtën gjallë shkollën shqipe, si një shtyllë të fortë të qëndrueshmërisë në përpjekjet e popullit tonë për të krijuar shtetin e pavarur të Kosovës. Mësimdhënësit vazhdojnë të jenë shtyllë qenësore e shtetndërtimit tonë, për edukimin e brezave të rinj”, ka shkruar Hoxha.
“Të gjithë mësimdhënësve ju urojmë këtë ditë të madhe të arsimit, duke besuar në arritje e suksese edhe më të mëdha në të ardhmen. Urime 7 Marsi!”, ka shkruar Fazli Hoxha.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2322051171158463&set=a.716901881673408&type=3&eid=ARAr2206ZwixZCDG08I3y7XnaVWw6jYqEC9vjEDwUoz5p1FjGyPUxvFrTLcTlqf19gxXiDwPHIEALf4j
/Epoka e re/