Fazli Hoxha: Ministri Hamza po bën marketing politik me qytetarët
22 qershor 2018
| 14:40
Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” në lidhje me vendimin e ministrit të Financave, Bedri Hamza, për të mos e pranuar pagën me rritje.
Hoxha ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Hamza.
“Për të treguar sinqeritet me qytetarët ministri, Bedri Hamza në shenjë pakënaqësie për rritje të pagës, duhet të jap dorëheqje nga pozita e ministrit. Me ketë veprim të kundërshtimit individual për pagë, ministri po bën marketing politik me qytetarët. Prandaj, shumë shpejt këtyre politikanëve kontravers do t’u vijë fundi në skenën politike”, ka shkruar Fazli Hoxha.