Fazli Hoxha nderon 14 dëshmorët e rënë të “Livadhet e Gjata”
29 mars 2019
| 13:59
Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, së bashku me një delegacion të kësaj komune, kanë nderuar me homazhe 14 dëshmorët të cilët kanë renë heroikisht në vendin e quajtur “Livadhet e Gjata”.
“Së bashku me delegacionin e Komunës së Gjakovës bëmë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Gjakovë, në nderim të 14 dëshmorëve nga vende të ndryshme të Kosovës, të cilët ranë heroikisht 20 vjet më parë në vendin e quajtur ‘Livadhet e Gjata’, në afërsi të fshatit Shishman të Komunës së Gjakovës.
Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve!”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/